Skip to main content

Hulumto rastet e korrupsionit në internet: mjetet, këshillat dhe teknikat që duhet t'i dinë të gjithë gazetarët

Ky kurs elektronik ofron një “kuti mjetesh” për gazetarët që hulumtojnë korrupsionin.

Për kursin

Ne do të prezantojmë mjete dhe teknika që mund t’i përdorni në hulumtimet gazetareske për të gjetur më shumë informacion. Ka shumë platforma ‘online’ që mund t’ju ndihmojnë dhe shumë prej tyre janë në dispozicion falas. Në këtë kurs, ne do t’ju udhëzojmë nëpër këto platforma në mënyrë që të dini se ku dhe çfarë të kërkoni. Kursi ka një orientim praktik dhe do të gjeni shumë këshilla nga gazetarë me përvojë se si të hulumtoni me zgjuarsi.

Kërkesat

Ky kurs elektronik është krijuar për gazetarët që hulumtojnë korrupsionin. Megjithatë, audienca e këtij kursi nuk kufizohet vetëm te gazetarët hulumtues. Në fakt, të gjithë ata që duan të gërmojnë më thellë në temën e hulumtimit mund të përfitojnë nga mjetet, këshillat dhe teknikat e prezantuara këtu.

Vlerësimi

Do t'ju kërkohet të përgjigjeni në 41 pyetje nga ky kurs. Pyetjet janë në fund të çdo mësimi, ndërsa në fund të kursit është testi përfundimtar. Në mënyrë që të përfundoni me sukses këtë kurs, rezultati juaj do të duhet të jetë së paku 50% nga rezultati i përgjithshëm.

Të drejtat e autorit

Të drejtat e autorit të këtij kursi (përfshi materialin vizual) i përkasin OSBE-së.

Enroll