Skip to main content

Siguria digjitale për gazetaret femra

Ky kurs paraqet hyrje në sigurinë digjitale për gazetaret. Ai gjithashtu përfshin temat e ngacmimit dhe të frikësimit digjital, të cilat gratë në terren i ndjejnë në mënyrë disproporcionale.

Për kursin

Ky kurs paraqet hyrje në sigurinë digjitale për gazetaret. Ai gjithashtu përfshin temat e ngacmimit dhe të frikësimit digjital, të cilat gratë në terren i ndjejnë në mënyrë disproporcionale. Kursi ofron informacion mbi reagimin ndaj incidenteve të sigurisë digjitale, por nuk është i planifikuar për gazetarët që momentalisht përballen me situata krize.

Kërkesat

Ky kurs mund të ndiqet nga çdo gazetar ose gazetare që ka njohuri dhe përvojë themelore mbi teknologjitë digjitale.

Vlerësimi

Do t'ju kërkohet të përgjigjeni në 38 pyetje nga ky kurs. Pyetjet janë në fund të çdo mësimi, ndërsa në fund të kursit është testi përfundimtar. Në mënyrë që të përfundoni me sukses këtë kurs, rezultati juaj do të duhet të jetë së paku 50% nga rezultati i përgjithshëm. Testi përfundimtar kontribuon më së shumti në rezultatin tuaj.

Të drejtat e autorit

Të drejtat e autorit të këtij kursi (përfshi materialin vizual) i përkasin OSBE-së.​

Enroll